Një 49-vjeçare superenergjike si Jennifer Lopezi
13 shkurt 2019
| 11:25
Jennifer Lopezi i la të gjithë pa fjalë me performacën e saj në “Grammy Awards”. 49-vjeçarja ndezi skenën me perfomancën e saj, e cila, për hir të së vërtetës, ishte mahnitëse.
Lopezi ia dedikoi këtë perfomancë nënës së saj, Guadalupe Rodriguez. “Ishte për nënën time. Më vjen të qaj. Është një moment kaq i mirë. Është një ëndërr e bërë realitet”, u shpreh Jennifer Lopezi.