Një 51-vjeçare u arrestua për një vrasje në Malishevë
Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se sot është arrestuar e dyshuara, N. Rr., 51-vjeçare për rastin e vrasjes në Lladrovc të Malishevës.
Siç njofton policia, më datën 4 gusht 2018, në fshatin Lladrovc të Malishevës ishte gjetur trupi i pajetë i viktimës S. B. 57 vjeçar, kosovar/shqiptar, me ç’rast ishte arrestuar një person i dyshuar.
“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se viktima ishte vrarë me armë zjarri në automjetin e tij. Me datën 18.09.2018 sektori rajonal për hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka arrestuar një person si të dyshuar për këtë rast, por hetimet kanë vazhduar dhe pikërisht sot me datën 04.10.2018 janë ardhur deri te provat dhe argumentet tjera në bazë të së cilave është arrestuar e dyshuara N. Rr., 51 vjeçare, femër/kosovare/shqiptare”, bën të ditur policia e Gjakovës.
Po ashtu, sipas policisë, në cilësi të provës materiale është gjetur dhe është konfiskuar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh