Një 60-vjeçar gjendet i vdekur në një qendër masazhi në Prishtinë
25 gusht 2024
| 18:35
Një burrë rreth moshës 60-vjeçare është gjetur i vdekur në një nga qendrat e masazheve në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Me të marrë informacionin, Policia e Kosovës ka shkuar në vendngjarje ndërsa ekipet e emergjencës kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së tij.
Gazeta Online Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia Rajonale e Prishtinës për të mësuar detaje të tjera nga ky rast, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk janë përgjigjur.