Një 64-vjeçar dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën në autobusin e linjës 4 në Prishtinë
Një rast i rënd dyshohet të ketë ndodhur në autobusin 4 të trafikut urban në Prishtinë, ku një i moshuar dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.
E mitura e ka denoncuar në Polici dhe i njëjti është identifikuar dhe prangosur.
Bëhet fjalë për Xh. F., 64-vjeçar, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima bashkë me një dëshmitar e ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer se si u përballë me të dyshuarin, derisa ishte në autobus.
Sipas dëshmisë së saj, teksa i njëjti ka qenë i ulur në ulësen afër saj, e ka prekur në organin gjenital, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.
Përballë kësaj situate, viktima është larguar menjëherë dhe ka kërkuar që të dalë nga autobusi.
Pasi është siguruar prezenca e të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.