Një 73-vjeçar nga Kosova mbytet në det, në afërsi të Durrësit
03 korrik 2020
| 20:58
Në mbrëmjen e së premtes ka ndodhur një rast tragjik në afërsi të Durrësit. Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, një 73-vjeçar nga Kosova ka vdekur. Ai është mbytur duke u larë në det, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
“Më datë 3 korrik 2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar, J.B., 73-vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Sipas “oranews”, i ndjeri në Shqipëri kishte udhëtuar katër ditë më parë.
Pak ditë më parë një 75-vjeçar nga Kosova pësoi atak kardiak, pak pasi u fut në det për t’u larë.