![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/19f0295c-b4a4-4542-a281-65d2808bf3ed.jpg)
Një 75 vjeçar deklaron në Polici se ka humbur, askush nuk e kërkon
12 shkurt 2025
| 21:24
Në 75 vjeçar ka deklaruar në Policinë e Kosovës se ka humbur. Por, ai nuk është kërkuar nga familjarët.
Sipas të dhënave që ka siguruar Policia e Kosovës, rezulton që 75 vjeçari ka dy djem.
Policia ka provuar të kontaktojë me ta por nuk ka arritur t’i gjejë.
Rreth orës 16;45, i moshuari siç merr vesh gazeta online Reporteri.net ka shkuar në zyrat e një Organizate Joqeveritare dhe ka deklaruar se ka humbur.
Pas kësaj Policia ka shkuar në zyrat e kësaj organizate dhe e ka shoqëruar të moshuarin për në Stacionin Policor nga ku kanë provuar të lidhen me familjarët e tij, por pa ndonjë sukses.