Një 8-vjeçar sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë (foto)
12 gusht 2022
| 11:41
Një fëmijë 8-vjeçar është sulmuar nga qentë endacakë. Lajmi është bërë i ditur nga faqja “Vrojtuesit e lagjes”, që përcjell zhvillimet në kryeqytet.
Kjo faqe bën të ditur se fëmija është sulmuar nga qentë në rrugën “C” në Prishtinë.
Qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem në kryeqytet, derisa janë raportuar në rrjete sociale dhe nga institucionet disa herë raste, ku qytetarët janë sulmuar.
Sulmohet nga qent endacak femiu 8 vjeq në rrugën C. Dimri do të jetë edhe më i rrezikshëm edhe për shkak se do të ketë mungesë të dritave natën. @KPrishtines çfarë plani keni? pic.twitter.com/h39xdgfcPZ
— Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë (@VrojtuesitPR) August 12, 2022