Një aeroplan bën ulje emergjente në një fushë në Rusi
Një Airbus A320 me 159 pasagjerë në bord ka kryer një ulje emergjente në një fushë në rajonin e Novosibirsk, sipas Ural Airlines.
“Aeroplani Airbus A320, fluturimi U6-1383 në rrugë nga Soçi në Omsk, ka kryer një ulje emergjente jashtë aeroportit. Ulja ishte e suksesshme. Kishte 161 pasagjerë në bord, askush nuk u lëndua”, tha linja ajrore në kanalin e saj Telegram, shkruajnë mediet e huaja.
Siç u raportua më herët, një aeroplan i Ural Airlines kërkoi ulje në aeroportin e Novosibirsk për arsye teknike. Vendimi thuhet se u mor nga ekuipazhi i saj dhe më vonë u bë e ditur se aeroplani u ul në një fushë në rajonin e Novosibirsk.
Sipas Agjencisë Federale për Transportin Ajror, në bord ndodheshin 159 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Ndërkohë raportohet se të gjithë pasagjerët tashmë janë akomoduar të sigurt.