Një agjent i dyfishtë kosovar zbuloi planet serbe për vrasjen e Dick Martyt
Programi “Mise au point” në radiotelevizionin zviceran “RTS” ka identifikuar njeriun që në fund të vitit 2020 paralajmëroi Zyrën Federale të Policisë (FedPol) se disa individë kishin planifikuar vrasjen e Dick Martyt.
Sipas hetimit të “RTS-së”, FedPol bëri një “gabim” duke e detyruar informatorin të strehohej në Zvicër.
Media shkruan se personi është një shtetas rreth të 50-tave e ka lindur në Kosovë.
Ai punoi për Shërbimet Informative Jugosllave në vitet 1990 para se të bëhej një agjent i dyfishtë.
“Është e qartë se ai depërton në qarqet e krimit të organizuar dhe ia shet informacionin e tij policisë dhe shërbimeve të inteligjencës”, thuhet në artikull.
Për 30-vjet, ai ka punuar me disa shërbime evropiane, veçanërisht ato belge, gjermane dhe zvicerane. Ai konsiderohet një burim shumë i besueshëm.
Ky njeri mësoi për ekzistencën e një komploti kundër ish-prokurorit dhe këshilltarit të shteteve të Ticinos, Dick Marty, në vjeshtën e vitit 2020.
Ai kontakton menjëherë FedPol.
Sipas një dokumenti të Ministrisë Publike të Konfederatës (MPC) – të cilin RTS-ja thotë se ka mundur ta shohë – ai informon se atentati iu besua serbëve, “të cilët kanë kryer misione të tilla për një kohë të gjatë për shërbimet sekrete serbe. dhe që janë formuar prej tyre”.
Ata do të ishin “profesionistë absolutë” që do ta zotëronin atentatin “pa lënë gjurmë”.
Njëri prej tyre “tashmë ka sjellë armë në Zvicër”.
Nacionalistë dhe kundërshtues të pavarësisë së Kosovës, këta njerëz shpresonin se vrasja e Dik Martit do t’i ngarkohej Qeverisë kosovare, e cila në këtë mënyrë do të diskreditohej në nivel ndërkombëtar.
Agjenti i dyfishtë i jep Zvicrës emrat e atyre që qëndrojnë pas vrasjes.
“Unë u dhashë atyre shumë informacione shumë të mira,” shpjegoi informatori për Focus.
Por pastaj autoritetet zvicerane më “zbuluan”.
“Ata bënë një gabim të madh, nuk e kuptoj se si mund ta bënin një gjë të tillë”, thotë ai.
Sipas dëshmisë së tij, të cilën hetimi i RTS-së mundi ta vërtetonte, menjëherë pas marrjes së informacionit, autoritetet zvicerane u dërguan një kërkesë për informacion homologëve të vendosur në Beograd.
FedPol i ka bashkangjitur kërkesës edhe emrat e sponsorëve të atentatit.
Duke përfituar nga një rrjedhje, këta të fundit vihen në dijeni menjëherë për kërkesën zvicerane dhe, duke kontrolluar, kuptojnë menjëherë se kush i ka tradhtuar.
“Unë isha në Prishtinë në atë kohë, gati të udhëtoja për në Serbi për të vazhduar hetimet. Më thirrën nga Zvicra për t’u thënë se duhet të bëja kujdes dhe t’i ndërpres të gjitha kontaktet me grupin serb. Unë u tërbova! Zviceranët prishën gjithçka”, dëshmon informatori.
Agjenti i dyfishtë shkoi gjithsesi në Serbi dhe u përpoq të bindë kriminelët se informacioni nuk vjen prej tij.
Përpjekje e humbur. Ai u kërcënua dhe e kuptoi se jeta e tij është në rrezik.
Duke marrë përsipër përgjegjësitë e tyre, autoritetet zvicerane më pas i ofruan informatorit të vinte dhe të strehohej në Zvicër me gruan dhe fëmijët e tij.
FedPol i siguroi atij anonimitetin e plotë.
Në fillim të vitit 2021, burri u zhvendos me familjen e tij në Zvicër.
Ai përfiton nga programi për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe iu dha një identitet i ri.