Një anëtar i ekuipazhit të anijes “USNS Mercy” rezulton pozitive me COVID-19
09 prill 2020
| 12:03
Një anëtar i ekuipazhit në anijen spitalore “USNS Mercy” e ankoruar në Los Angeles është testuar dhe ka dal pozitiv me koronavirusin.
Anëtari i Marinës amerikane, Andrew Bertucci i tha “ABC News” se anëtarit i ekuipazhit “aktualisht është i izoluar në anije dhe së shpejti do të transferohet në një institucion izolimi jashtë anijes, ku do të monitorohet gjendja e tij”.