Një Angelina Jolie ndryshe…Ikona e kinematografisë shndërrohet si ylli i…
Ylli i Hollywood-it luan në filmin e ri të regjisorit, skenaristit dhe producentit kilian Pablo Laren
Sopranoja e madhe e shekullit të 20-të Maria Callas do të interpretohet nga ikona e kinematografisë, Angelina Jolie. Ylli i Hollywood-it luan në filmin e ri të regjisorit, skenaristit dhe producentit kilian Pablo Laren. Kasti i filmit ndau dy foto të Jolie si Maria Callas. Pablo u shpreh se:
“Jam jashtëzakonisht i emocionuar për të filluar prodhimin e “Maria”, e cila shpresoj se do të sjellë jetën dhe veprën e mrekullueshme të Maria Callas për publikun në mbarë botën, falë skenarit të mrekullueshëm të Steven Knight, punës së të gjithë kastit dhe ekipit”.
“Maria” shpalos historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së sopranos kryesore dhe fokusohet në ditët e saj të fundit në Paris në vitet 1970. Skenari, i cili përfundoi përpara grevës së WGA, është shkruar nga Steven Knight, krijues i serialit “Peaky Blinders”. Produksioni fillon xhirimet për tetë javë në Paris, Greqi, Budapest dhe Milano.
Raportimet thonë se xhirimet që tashmë kanë nisur do të zgjasin 8 javë. Një pjesë e xhirimeve mësohet se do të zhvillohen në fshatin bregdetar Katakolo në prefekturën e Ilisë në mes të tetorit. Rikujtojmë, se Jolie ka akuzuar së fundmi gjyqtarin që mori përsipër çështjen e kujdestarisë së fëmijës së saj me Brad Pitt, si i korruptuar dhe paragjykues ndaj saj, për të favorizuar ish-bashkëshortin.