Një anije mallrash me vela të ngurtë u nis në udhëtimin e saj të parë
Një anije mallrash e projektuar nga Britania e Madhe e pajisur me vela të mëdha të ngurtë ka nisur udhëtimin e parë.
Cargill, kompani që merret me transportin jashtë shtetit, shpreson se teknologjia do të ndihmojë industrinë të shkojë drejt një të ardhmeje “më të gjelbër”.
Velat e ngurtë të WindWings janë krijuar për të reduktuar konsumin e karburantit dhe rrjedhimisht gjurmën e karbonit të anijeve. Është vlerësuar se industria e transportit detar është përgjegjëse për rreth 2.1 për qind të emetimeve globale të CO2.
Anija, e quajtur Pyxis Ocean, ka nisur udhëtimin e saj të parë, i cili gjithashtu do të përfaqësojë provën e parë reale të lundrimeve të WindWings në botën reale. Do të jetë një mundësi për të vlerësuar nëse rikthimi në mënyrën tradicionale të lundrimit mund të sjellë përparim në transportin e mallrave në rrugë detare.