Një anonim blen makinën bugatti, 18 milionë dollarë

14 gusht 2019 | 23:43

Makina më e shtrenjtë në botë e quajtur ‘La Voiture Noire’, kryevepra e fundit e Bugatti-t tashmë ka një pronar të ri. Kjo makinë, e cila u krijua me rastin e 110 vjetorit të krijimit të kompanisë franceze u shit për 18 milionë dollarë.

Bugatti pritet të shfaqet për herë të parë në publik të dielën në një festival në Kaliforni. ‘La Voiture Noire’ është unike në llojin e saj dhe është krjuar vetëm një e tillë. Personi që e ka blerë dëshiron të mbetet anonim.

Më parë është folur se blerësi i kësaj makine është Cristiano Ronaldo, por ylli i futbollit përgënjeshtroi zërat. Po ashtu është folur se ai mund të jetë sportisti më i pasur në botë, rekordmeni i boksit Floyd Mayëeather, por nuk kemi pasur një reagim.

’Voiture Noire’ është një version superluksoz dhe “shik” i Bugatti Chiron, me një dizajn që merr disa veçori nga modeli legjendar i vitit 1936, Bugatti 57 AC Atlantic./gazeta-shqip.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka shënuar fitore bindëse ndaj Luksemburgut 109:88, në kualifikimet…