Një armë me 50 copë fishekë konfiskohet në Merdarë

22 dhjetor 2024 | 23:21

Në pikën kufitare në Merdarë, Dogana e Kosovës ka konfiskuar një armë dhe 50 fishekë të fshehur në një valixhe gjatë kontrollit të një autobusi me targa të Kosovës.

Një armë zjarri dhe 50 fishekë janë sekuestruar të dielën në pikën kufitare të Merdarës, brenda një autobusi me targa të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Dogana e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit rutinë dhe procesit të skanimit, doganierët kanë zbuluar armën dhe fishekët të fshehur në një valixhe.

Pas verifikimeve, është identifikuar edhe pronari i bagazhit.

“Sot, më datë 22.12.2024, në Pikën Kufitare të Merdares, rreth orës 18:00 është paraqitur një autobus me targa vendore. Gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim disa valixhe. Gjatë procesit të skanimit, është vërejtur se në njërën nga valixhet ndodhej një armë dhe 50 copë fishekë. Pas verifikimeve të mëtejshme, është konstatuar dhe gjetur pronari i valixhes”, thuhet në njoftim.

Arma dhe municioni janë konfiskuar menjëherë dhe janë dorëzuar tek Policia e Kosovës për hetime të mëtejshme.

“Policia ka marrë përsipër trajtimin dhe hetimin e rastit, në përputhje me ligjet në fuqi. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo veprim të dyshimtë, duke kontribuar për një mjedis më të sigurt,” thuhet në deklaratën e Doganës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zafir Berisha nga NISMA për Kosovën ka kritikuar qeverinë aktuale…