Një autobus nga Kosova nuk lejohet të futet në Serbi, Elshani: Është kthyer nga Policia, s’kishte vula

06 shtator 2024 | 19:48

Një autobus me udhëtar është kthyer mbrapa në pikën kufitare në Bërnjak dhe nuk është lejuar që të hyjnë në territorin e Serbisë.

Por, kjo sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës në veri është bërë për shkak të mungesës të disa vulave.

Elshani tha për gazetën online Reporteri.net se autobusi është kthyer nga Policia serbe.

Raportohet se situata në këtë pikë është e qetë dhe se qarkullimi i veturave është i pakët.

Elshani ka thënë se situata edhe në pikë kalimin kufitar në Jarinje është e qetë.

Autoritetet e Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që për shkak të paralajmërimit nga një grup i qytetarëve serbë të mos kalojnë tranzit për në Serbi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka njoftuar përmes një postimi…