Një avion luftarak F-16 i SHBA-së rrëzohet në ujërat e Koresë së Jugut
Një avion luftarak F-16 i SHBA-së u rrëzua në ujërat pranë bregut perëndimor të Koresë së Jugut, njoftuan mediat lokale të mërkurën, transmeton Anadolu.
Piloti u shpëtua pasi u hodh nga avioni dhe ai është në gjendje të qëndrueshme, raportoi Yonhap News me bazë në Seul.
“Avioni që i përkiste krahut të 8-të luftarak në bazën ajrore Kunsan, rreth 180 kilometra në jug të Seulit, përjetoi një ‘urgjencë gjatë fluturimit’ mbi Detin e Verdhë dhe u rrëzua rreth orës 08:41 të mëngjesit”, tha agjencia duke cituar Forcat Ajrore amerikane.
Ky është aksidenti i tretë i F-16 në Korenë e Jugut brenda një viti pasi muajin e kaluar një avion luftarak F-16 u rrëzua në Detin e Verdhë gjatë stërvitjes rutinë, ndërsa në fillim të majit të vitit të kaluar një tjetër avion luftarak F-16 ishte rrëzuar pranë bazës ajrore Osan në Pyeongtaek, sipas agjencisë.