Një bankë kosovare alarmon klientët: Nëse iu telefonon dikush mos ia jepni të dhënat bankare
Bankat vendore kohëve të fundit kanë ngritur shqetësimin se persona të panjohur po telefonojnë klientët e tyre. Të njëjtit duke u thirrur si persona zyrtarë të bankave po ua kërkojnë qytetarëve të dhënat personale.
Prandaj sot Banka Ekonomike u ka bërë thirrje klientëve të saj të mos i ndajnë informatat personale me askënd.
“Në asnjë rrethanë, Banka Ekonomike nuk ju kontakton për të kërkuar informata mbi kartelat bankare apo informacionet e tjera të ndjeshme. Andaj, mos u ekspozo ndaj përpjekjeve mashtruese, asnjëherë mos i ndani informatat e ndjeshme përmes telefonit, SMS, e-mail, apo/dhe platformave të tjera”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e bankës.
Postimi i plotë i tyre:
Lajmërim i Rëndësishëm ⚠️
Në kuadër të ngritjes së vetëdijes së klientëve tonë përballë mashtruesve të ndryshëm, Banka Ekonomike ju rikujton për kujdesin e shtuar që duhet të keni gjatë komunikimit tuaj. Në asnjë rrethanë, Banka Ekonomike nuk ju kontakton për të kërkuar informata mbi kartelat bankare apo informacionet e tjera të ndjeshme. Andaj, mos u ekspozo ndaj përpjekjeve mashtruese, asnjëherë mos i ndani informatat e ndjeshme përmes telefonit, SMS, e-mail, apo/dhe platformave të tjera (si p.sh. Viber, Whatsapp, Telegram, Signal, etj.)
✅ Numrin e llogarisë bankare (IBAN),
✅ Numrin e kartelës bankare (PAN),
✅ PIN-in e kartelës bankare,
✅ Numrin 3-shifror të sigurisë prapa kartelës (CVV),
✅ Fjalëkalimin e E-Banking,
✅ Kodin 7-shifror për E-Banking që ju dërgohet përmes SMS (OTP),
✅ Foton e ID-së tuaj,
✅ Foton e kartelës tuaj.
Nëse pranoni thirrje të ngjashme (që mund të paraqiten edhe si punonjës të Bankës), luteni që të mos jepni informatat e sipërpërmendura.
Kanalet zyrtare të komunikimit janë:
? www.bekonomike.com
? Facebook: Banka Ekonomike
?Instagram: Banka Ekonomike
? Tel: 038 500 500 & 049 733 322
?E-mail: [email protected]; [email protected]
? Fizikisht: Përmes degëve
Banka Ekonomike
20 vite – Besim dhe Partneritet