
Një bashkatdhetar blen autobus për komunën e Podujevës
Komuna e Podujevës ka pranuar donacion një autobus të dhuruar nga bashkatdhetari Xhevdet Ajvazi, pronar i kompanisë “Flutura Reisen GMBH” nga Velberti i Gjermanisë.
Në njoftimin e bërë për medie thuhet se ky donacion do të kontribuojë për përmirësimin e shërbimeve të transportit publik në komunën e Podujevës.
Në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni ishin të pranishëm kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, dhe menaxhmenti i Stacionit të Autobusëve.
Kryetari Bulliqi shprehu falënderimet më të sinqerta për Ajvazin dhe kompaninë e tij për këtë kontribut të vlefshëm.
Kryetari Bulliqi tha se ky donacion është një shembull frymëzues për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë dhe kanë mundësi të kontribuojnë për vendlindjen e tyre.