Një britanik humb jetën nga orteku në alpet franceze

29 janar 2025 | 06:24

Një burrë 55-vjeçar britanik ka humbur jetën nga një ortek masiv në një zonë jashtë pistës në luginën Chamonix, pranë Mont Blanc, alpet franceze.

Tragjedia ndodhi pasditen e së martës në zonën Grand Montets, Argentiere.

Viktima u gjet nga patrulla e skive rreth orës 16:35, ndërsa po inspektonin zonën pas ortekut që shtrihej mbi një kilometër.

Ekipet mjekësore u dërguan me helikopter, por fatkeqësisht burri u shpall i vdekur në vendngjarje.

Për shkak të motit të pafavorshëm dhe rrezikut për një ortek tjetër, operacionet e shpëtimit u ndërprenë në mbrëmje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatat që zbatojnë programe të financuara nga qeveria amerikane në…