Një buqet lule, një minut heshtje në Gazimestan

28 qershor 2023 | 22:45

Ragip Shala, kryetar i Klubit Politik “Afrim Zhitia” ka shkruar në “Facebook” një postim me titull “Një buqet lule, një minut heshtje në Gazimestan”.

Ai ka bërë me dije se të mërkurën së bashku me Naim Zhitinë, Rexhë Iberdemaj, në përvjetorin e Betejës së Kosovës 1389, nderuan kapedanët Arbër: Milosh Kopilin, Ukë Grgurin, Gjergj Konstandinin, Gjergj Kastriotin (gjyshi i Skënderbeut) Gjegji II Balshaj, Dhimitër Jonina, Teodor Muzaka.

“Nderuam 10 mijë dëshmorë arbër si dhe 20 mijë luftëtarë arbër nga të gjitha krahinat Ilirike. Në Betejën e Kosovës 1389, është luftuar për tokën tonë, për qiell, për diell, për liri kundër invazionit osman në gadishullin Iliri”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guardia di Finanza ka arrestuar drejtorin e një poste italiane…