Një burrë dhe një grua gjendën pa shenja jete në Prishtinë

14 maj 2020 | 09:06

Dy vdekje të dyshimta janë raportuar në kryeqytet në 24 orët e fundit. Një burrë dhe një grua janë gjetur pa shenja jete në banesat e tyre. Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 13:00 në një banesë në Prishtinë është gjetur i vdekur një person.

“Prishtinë 13.05.2020 – 12:40. Raportohet se në një banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkohë, rreth orës 21:00 është gjetur pa shenja jetë një grua, e cila jetonte e vetme në banesë.

“Prishtinë 13.05.2020 – 21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare e cila kishte jetuar e vetme në banesë, është gjetur pa shenja jete. Të gjitha njësitë përkatëse janë marrë me rastin”, njofton policia.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e fundit të rasteve…