Një burrë gjendet i vdekur në Prishtinë

17 nëntor 2021 | 14:36

Sot rreth orës 10:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe se ekipi i mjekëve emergjent ka konstatuar vdekjen e viktimës, i cili është mashkull, 67 vjeç,

“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen. Me urdhër të prokurotit trupi i pajtë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në   ndriçimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes”, ka konfirmuar policia për Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka mbajtur të mërkurën debatin…