Një burrë gjendet pa shenja jete në Dragash
14 janar 2024
| 11:07
Policia e Kosovës njofton se në Dragash një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm.
Siç njofton policia me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
“Sahnje, Dragash / 13.01.2024. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.