
Një burrë gjendet pa shenja jete në Gjakovë
03 janar 2024
| 16:54
Një person i moshës madhore është gjetur pa shenja jete mesditën e së mërkurës. Rasti ka ndodhur në një punëtori në rrugën “Mihajl Grameno” në Gjakovë.
Kështu tha për Klankosova.tv Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. Elezaj tha se trupi i pajetë i burrit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore”, tha Elezaj.
“Me vendim të prokurori të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, tha ai për Klankosova.tv.