Një burrë gjendet pas 10 vjetësh i ngrirë brenda në frigorifer me një letër të noterizuar
22 dhjetor 2019
| 13:08
Pas dhjetë vjetësh një burrë është gjetur i ngrirë në frigorifer me një letër të noterizuar ku shkruhej se bashkëshortja e tij nuk ishte përgjegjëse për vdekjen.
Paul Mathers ka vdekur mes 4 shkurtit 2009 dhe 8 marsit 2009. Ai ishte diagnostikuar me një sëmundje terminale dhe po trajtohej në një qendër mjekësore.
Por, para se të vdiste, Paul Mathers shkroi një letër ku thuhej se gruaja e tij nuk ishte përgjegjëse për vdekjen e tij dhe ajo letër u noterizua në dhjetor 2008-s. Detektivët gjetën noteren dhe ajo u tha se nuk e kishte lexuar letrën, vetëm kishte vendosur vulën.