Një burrë nga Peja publikon videon kur një person ia vë flakën veturës së tij
Një qytetar nga Peja ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook disa pamje ku shfaqet një person gjysmë i maskuar duke i vënë flakën veturës së tij që ndodhej e parkuar para shtëpisë së tij në lagjen Kapeshnicë.
Eroll Rexha ka deklaruar se vetura është djegur në tërësi.
“Sot rreth ores 03:07am, para shtëpis sime në lagjen Kapeshnicë, rruga Rozafa në Pejë, një person gjysëm i maskuar ja vënë flakën me lëndë djegëse makinës sime duke e djegur në tërësi dhe duke shkaktuar dëmë të tjera… Falënderoi Zotin që nuk kishim dëme në jetët e njerëzve dhe për rreth shtëpive të tjera”, shkroi Rexha.
Ai kërkon nga policia që ta zbulojë sa më shpejt të dyshuarin dhe të zbardhen rrethanat e rastit.
Postimi i plotë:
Mirëmengjesi bashkqytetarë, miq shokë e dashamirë.
Sot rreth ores 03:07am, para shtëpis sime në lagjen Kapeshnicë, rruga Rozafa në Pejë, një person gjysëm i maskuar ja vënë flakën me lëndë djegëse makinës sime duke e djegur në tërësi dhe duke shkaktuar dëmë të tjera…
Falënderoi Zotin që nuk kishim dëme në jetët e njerëzve dhe për rreth shtëpive të tjera!
Kërkoi me ngulm nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe akterët e rendit e sigurisë që sa më shpejt të zbulojn nxitësin dhe kryesin e këtij akti qyqar!
Faleminderit fqinjëve që më njoftuan dhe u solidarizuan me mua.
Faleminderit Policisë së Kosovës, Zjarrëfiksve që ishin në vend ngjarje.
Në fund një mesazh për gjithë ju.
“Kujdes kujt i bënë mirë”
Ju lutem më falni për shqetsimin!