Një burrë si ky, i rrallë, i këndon serenata gruas së shtruar në spital

13 nëntor 2020 | 08:14

81-vjeçari Stefano Bozzini nuk mund ta vizitonte gruan e tij në spital për shkak të kufizimeve të koronavirusit. Por në vend se të kthehej në shtëpi, ai mori fizarmonikën dhe nisi të këndojë.

Veshur me një pulovër të kuqe, një kapelë me pendë dhe një maskë, Bozzini i këndoi serenata dashurie Carla Sacchit, gruas së vet prej 47 vjetësh.

Bozzini hapi “shfaqjen e tij” me “Sytë Spanjollë” të Engelbert Humperdinck para se të kalonte në listën e të preferuarave të së shoqes, e cila e shihte nga kati i parë i spitalit në Castel San Giovanni, një qytet në rajonin verior të Italisë, Emilia-Romagna.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, shfaqja e Bozzinit është bërë virale në rrjetet sociale në Itali dhe përtej saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë. Në rend…