
Një burrë vdes tragjikisht në Suharekë
06 prill 2025
| 22:06
Një person dyshohet se është vetëvrarë në Suharekë.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi.
Ai deklaroi se rasti është duke u hetuar.
“Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pa jetë .
Policia me të arritur kanë marr informatën se behej fjal për Sh. M. ( 1983) , mashkull, I cili banon në Suharekë. Sipas dyshimeve të para viktima nga familjaret është gjet I varur në banesën e tij në Suharekë.
Policët hetues janë në vend ngjarje dhe po merren me rastin”, tha Bytyqi për Periskopin.