Një çift mbjell katër milionë fidane, e shndërrojnë tokën në mal për t’i frymëzuar të tjerët

25 prill 2019 | 15:06

Fotografi brazilian Sebastiao Salgado dhe gruaja e tij Lelia Deluis Salgado, i kanë treguar botës se një grup i vogël njerëzish megjithatë mund të ndryshojnë diçka.

Ata morën përsipër misionin e shenjtë, që tokat që kishin mbetur djerrinë t’i shndërrojnë në male duke mbjellë mbi katër milionë fidane.

Sebastiao është fotograf me renome botërore që ka fituar çmime të ndryshme, e pasi që më nuk mund të shikonte dhe rrinte duarkryq atë që po fotografonte, siç ishte gjenocidi në Ruandë, vendosi të kthehet në vendlindje në Brazil.

E vendi ku ishte rritur dikur ishte mbuluar me male, megjithatë kur u kthye në shtëpi e pa se zona përreth ishte shndërruar në djerrinë. Ky fakt e shkatërroi emocionalisht. Aty dikur kishte shumë pemë kurse në mal jetonin pothuajse të gjitha llojet e kafshëve.

E gruaja e tij ishte ajo që e përkrahi që të ndërmerr diçka dhe t’ia rikthej “shkëlqimin”, që e kishte dikur vendi ku ishte rritur.

“Toka ka qenë e sëmurë sikurse unë. Gjithçka ka qenë e shkatërruar. Vetëm 0,5 për qind e tokës kishte mbetur e mbuluar me pemë. Por, gruaja ime kishte një ide brilante dhe më inkurajoi që të mbjellim fidane. Pas mbjelljes se fiadnes së parë, hapësira filloi çdo herë e më shumë të marrë ngjyrën e gjelbër, dhe kuptohet se aty u rikthyen edhe insektet, zogjtë e peshqit, e më vonë edhe kafshët më të mëdha. Dhe mund të them që edhe unë kam rilindur”, ka deklaruar Salgado.

Çifti bashkëshortor themeluan Institutin e Tokës (Instituto Terra), një organizatë të vogël e cila që prej fillimit të themelimit ka mbjellë 4 milionë fidane dhe ka rikthyer malin aty ku kishte qenë më parë, para se të “vinte” industria, transmeton Telegrafi.

“Ndoshta kemi zgjidhje. Ekziston vetëm një ‘krijesë” që mund ta shndërroi CO2 në oksigjen, e ajo është pema. Duhet sërish të mbjellim fidane. Na mbetet neve që sërish t’i rikthejmë malet që ishin dikur”, ka shtuar ai.

Në fund e gjithë puna e palodhshme edhe shpërblyer, janë rikthyer 172 lloje të zogjve, 33 lloje të gjitarëve, 293 lloje te luleve dhe shumë kafshë tjera të mëdha.

Ky projekt ka frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën, e historia e tij tregohet edhe në filmin dokumentar “Salt of the Earth”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi, vitin e kaluar kishte kritikuar…