Një çift nxiti burrin të shuajë familjen: Zhduke djallin!
Hetimi po zbulon detaje edhe më tronditëse për krimin që ka shokuar sot opinionin publik.
Në vrasjen e trefishtë këtë mëngjes herët në Palermo të Italisë, janë përfshirë dhe dy të njohur të autorit që u dorëzua dhe pranoi krimet.
Bëhet fjalë për një çift burrë e grua të përfshirë në këtë monstruozitet, noa.al.
Tërbimi vrastar shpërtheu në një kontekst fanatizmi fetar dhe dyshimet janë se çifti tjetër mund ta ketë bindur Barrecën për nevojën e kryerjes së masakrës për të hequr qafe praninë e djallit.
Viktimat janë Antonella Salamone dhe fëmijët e saj Kevin, 16, dhe Emanuel, 5. Vrasësi është Giovanni Barreca, një murator 54-vjeçar.
Vrasja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit në Palermo, Itali.
Sipas asaj që mësojmë, gruaja është copëtuar, djegur dhe groposur. Krimi ishte veçanërisht brutal: Para se ti merrte jetën gruas, burri mbyti me zinxhirë dy djemtë e tij.
Vajza 17 vjeçe shpëtoi, rrethanat janë të paqarta.