Një ciklon i fuqishëm pritet të godasë Indinë
Qindra mijëra njerëz po evakuohen nga vendbanimet përgjatë bregdetit lindor të Indisë, para se rajonin ta godasë një ciklon i fuqishëm.
Cikloni Fani ka marrë rrugëtimin drejt shtetit të Orisës dhe shpejtësia e tij llogaritet të jetë mbi 200 kilometra në orë.
Cikloni pritet të godasë Indinë më 3 maj.
Zyrtarët kanë mbyllur dy portet kryesore në bregun lindor dhe mijëra pjesëtarë të ekipeve emergjente po ndihmojnë njerëzit të largohen nga rajoni.
Zyrtarët indianë i kanë thënë “BBC”-së se rreth 800.000 njerëz janë në procesin e evakuimit.
Pothuajse 100.000 prej tyre do të evakuohen nga Puri, një qytet në Orissa, pasi autoritetet besojnë se pikërisht në këtë pjesë do të jetë goditja më e fuqishme e ciklonit.
Në Puri është gjithashtu gjendet një tempull 858-vjeçar dhe zyrtarët janë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë cikloni në këtë ndërtesë historike.
Ndërkohë, të gjitha shkollat dhe universitetet në këtë rajon janë mbyllur.
Ciklon Fani do të jetë stuhia e katërt që godet bregun lindor të Indisë në tre dekadat e fundit.
Në vitin 2017, Cyclone Ockhi kishte vrarë më shumë se 200 persona dhe pati zhvendosur qindra të tjerë.
Në tetor të vitit të kaluar, zyrtarët në Orissa kanë evakuuar qindra mijëra njerëz kur një tjetër ciklon kishte goditur rajonin.