Një delegacion i komunës së Meyrinit të Gjenevës viziton Malishevën
Me ftesë të kryetarit të komunës së Malishevës, Ragip Begaj, një delegacion i komunës së Meyrinit të Gjenevës, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në këtë komunë.
Vizita e delegacionit të komunës së Myerinit është bërë në kuadër të bashkëpunimit të dy komunave Malishevë – Myerin, bashkëpunim i cili ka filluar vite më parë falë angazhimit të aktivistëve shqiptarë, të cilët jetojnë në këtë komunë të Gjenevës.
Krahas vizitave të ndërsjella nga komuna e Myerinit, përmes “rrethit shqiptaro-meyrinas”, disa herë kanë ardhur edhe ndihma apo furnizime për shkollat e komunës së Malishevës, inventar dhe pajisje elektronike, përkatësisht kompjuter për kabinetet e shkollave.
Delegacioni nga Meyrin do të qëndroj tri ditë dhe përveç takimeve zyrtare në mes të dy komunave, do të vizitohen edhe institucionet tjera në Malishevë, si dhe vendet historike, kulturore, turistike dhe të trashëgimisë kulturore.
/Epoka e re/