Një delegacion i Kuvendit po merr pjesë në konferencën ndërparlamentare në Pragë

05 shtator 2022 | 20:55

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës i përbërë nga Haki Abazi, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Enver Dugolli, zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, po merr pjesë në Konferencën Ndërparlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e cila është duke i zhvilluar aktivitetet e saj në Pragë, Republika e Çekisë.

Konferenca është organizuar nga Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian, përkatësisht dimensioni parlamentar i saj. 

Temat që do të diskuohen gjatë kësaj konferencë janë Prioritet e Konferencës Ndërparlamentare dhe çështjet aktuale, me theks të veçantë në shtrirjen strategjike të BE-së; Ukraina: mënyrat e mbështetjes politike dhe rindërtimi; Politika e zgjerimit të BE-së në dritën e pushtimit rus te Ukrainës-Ballkani Perëndimor dhe Partneriteti Lindor: mbështetje e përshpejtuar e BE-së para anëtarësimit si dhe Dezinformimi dhe kërcënimet hibride, mbrojtja kibernetike. 

Kryetari Abazi gjatë sesionit të parë të konferencës theksoi rrezikun e situatës në Ukrainë dhe tensionin e mundshëm në rajonin e Ballkanit, si dhe domosdoshmerinë e liberalizimit të vizave për Kosovën, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe përfshirjen e Kosovës në programin e partneritetit për paqe të NATO-s. 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë ditës së sotme pritet të takohet me delegacionet nga parlamentet e vendeve të ndryshme, pjesëmarrëse në këtë konferencë, për të diskutuar lidhur me marrëdhëniet ndërparlamentare bilaterale, rajonale e me gjerë. 

Delegacioni gjatë qëndrimit të tij në Pragë vizitoi edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku u prit nga ambasadorja Albesjana Iberhysaj dhe stafi i ambasadës. Ambasadorja e njoftoi delegacionin lidhur me punën e ambasadës në Pragë dhe aktivitetet e shumta lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, pasi aktulisht Çekia është kryesuese e Këshillit të Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i shumëpërfolur i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se…