Një delegacion i Kuvendit po qëndron në Vjenë
Me ftesë të Parlamentit të Republikës së Austrisë, një delegacion nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i përbërë nga Haxhi Shala, kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Elmi Reçica, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Glauk Konjufca, zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Rexhep Selimi, zëvendëskryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, po merr pjesë në Konferencën ndërparlamentare për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë, dhe për Politikë të Përbashkët dhe Sigurisë e Mbrojtjes (CFSP/CSDP), nga data 11 deri 12 tetor 2018, në Vjenë.
Temat e diskutimit në këtë konferencë janë: siguria, migracioni, kontrolli i jashtëm i kufijve, kontributi i BE-së për përmirësimin e situatës politike dhe humanitare në Siri, si dhe perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.