Një delegacion i lartë amerikan po qëndron sot në Kosovë
03 mars 2023
| 10:26
Një delegacion i lartë i zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikanë do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë.
Ata do të priten në takim nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.
Takimi që pritet të fillojë në ora 12:00 do të përfshijë përfaqësues biznesesh nga profile të ndryshme, si dhe përfaqësues të qeverisë amerikane.
“Sot në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit.
Takimi do të përfshijë përfaqësues biznesesh nga profile të ndryshme, si dhe përfaqësues të qeverisë amerikane”, thuhet në njoftimin për media.