Një delegacion i lartë i Arabisë Saudite po e viziton Kosovën

27 tetor 2021 | 17:54

Me ftesë të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, një delegacion i lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga shkëlqesia e tij, dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz al Shejkh, ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Myftiu Tërnava ka falënderuar Arabinë Saudite për ndihmën që i kanë ofruar popullit të Kosovës që nga para lufta dhe pas luftës për ngritjen e infrastrukturës së BIK-ut për realizimin e projekteve të ndryshme.

“Në emër të delegacionit, shkëlqesia e Tij, dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz al Shejkh, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen duke konfirmuar qëndrimin zyrtar të Arabisë Saudite për vazhdimësinë e përkrahjes së Kosovës, si dhe cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyeshme. Nesër delegacioni qëndrojnë në Kryesinë e BIK-ut, pastaj do të vizitojnë Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë.  Qëllimi dhe agjenda e kësaj vizite është bashkëpunimi ndërmjet dy popujve tanë, përputhja e vizionit të të dyja palëve rreth rëndësisë së traditës profetike si mënyra më e mirë për të përhapur paqen dhe tolerancën ndërmjet popujve”, është thënë në komunikatën e BIK-ut.

Delegacioni do të zhvillojë një vizitë zyrtare 3 ditore në Kosovë, ku pjesë e takimeve do të jenë edhe takimet me krerët më të lartë shtetëror të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infektimet ditore në Gjermani po rriten sërish dhe shembulli më…