Një delegacion i MKRS-së, në krye me sekretarin Feim Hoxha vizitojnë Ministrinë e Kulturës në Çeki
Zv/sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Feim Hoxha, i shoqëruar edhe nga zv/ drejtoresha e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore, Merita Augustini-Nrecaj dhe drejtoresha e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Brikena Mulliqi, kanë realizuar vizitë zyrtare në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Çekisë, në Pragë.
“Vizita kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave në fushën e hartimit të politikave dhe legjislacionit ne fushën e trashëgimisë kulturore sipas praktikave evropiane dhe diskutimit për krijimin e mundësive të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve. Kjo vizite u mbështet nga UNDP në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushën e trashëgimisë kulturore”, ka njoftuar sektari i MKRS-së, Feim Hoxha.
Delegacioni nga MKRS-u u mirëprit nga drejtori i Departamentit për Mbrojtje të Monumente, Jiří Vajčner, drejtoresha e Departamentit të Arteve, Bibliotekave dhe Sektorëve Kreativë, Zuzana Zahradníčková, drejtori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Petr Hnízdo dhe Tereza Kalkusova nga Seksioni i Bashkëpunimit Bilteral.