Një delegacion i NATO-s zbarkon në Kosovë, do të takohen me presidenten Osmani

06 korrik 2022 | 23:59

NATO ka njoftuar se një delegacion i lartë Këshillit të Aleancës Veri-Atlantike do të zbarkojë në Kosovë të enjten.

I njëjti do të vizitojë misionin e KFOR-it dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s.

Sipas njoftimit, nënsekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mircea Geoana do të drejtojë takimet në terren.

Po ashtu, ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmanin në Prishtinës, si dhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

“Ambasadorët e Aleatëve dhe të Partnerëve kontribuues të trupave të KFOR-it do të takohen me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Joachim Hoppe”, thuhet në kumtesë, përcjell Paparaci.

“Ata do të kenë edhe një shkëmbim me shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut. Ambasadorët do të kenë mundësinë të angazhohen me trupat e KFOR-it”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania e Madhe është tronditur sot nga një skandal i…