Një delegacion i Policisë së Kosovës po qëndron për vizitë në Tiranë

26 tetor 2018 | 16:31

Në vazhdën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në fushën e sigurisë në mes dy kryeqyteteve, drejtori i Policisë së Rajonit të Prishtinës, nënkoloneli Rexhep Sijarina po qëndron në një vizitë pune në Tiranë.

Ai është pritur sot nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë,  Ardi Veliu, si dhe nga drejtori i Qarkut të Tiranës, Kastriot Skenderi dhe zyrtarë të tjerë të lartë të policisë së shtetit.

“Në fokus të takimit ka qenë ngritja e mëtejme e bashkëpunimit të dy kryeqyteteve në fushën e luftimit të krimit, identifikimin e personave të dyshuar që veprojnë në të dyja shtetet si dhe kapja e tyre. Ndërkohë që janë diskutuar edhe segmente të veçanta ekskluzivisht nga sfera e sigurisë me interes për të dyja palët”, është thënë në komunikatën e policisë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka…