Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi

14 prill 2022 | 14:00

Një delegacion i brendit të mirënjohur kosovar të kafesë, Prince Coffee, po qëndron këtë javë në shtetin e Indisë, një ndër shtetet më të njohura në botë për kultivimin e kafesë.

Nën kryesimin e aksionarit të Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, me bashkëpunëtorë, janë zhvilluar takime në nivele të larta ministrore të shtetit indian, si dhe me Bordin e Kafesë së Indisë dhe përfaqësues të industrisë.

“Kjo është hera e parë e jonë në Indi, i cili është një shtet me traditë në prodhimin e kafesë, si dhe industrive të tjera shumë të zhvilluara dhe ne jemi duke shikuar mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën. Jemi ndarë shumë të kënaqur me takimet”, është shprehur Devolli.

Sipas tij, të gjithë personat që kanë takuar kanë shprehur interesim të theksuar që të kenë bashkëpunimin me Kosovën.

Prince Coffee, me të gjitha produktet e tij, është brendi më i madh i kafesë në Kosovë dhe rajon, me depërtim gjithnjë e më të madh edhe në shtetet evropiane, si dhe në SHBA.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tifoz nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka humbur…