
Një delegacion i Shqipërisë erdhi në Skenderaj për ngushëllime për Haxhi Thaçin
18 mars 2025
| 12:29
Një delegacion institucional i Shqipërisë erdhi në Skenderaj për ngushëllime me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish- presidentit Hashim Thaçi.
Këtë delegacion e përbëjnë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali, ministri i Diasporës, Taulant Balla, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, bashkëshortja e kryeminstrit Edi Rama, Linda Rama, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruqi.