![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/sot88-600x360-1.png)
Një delegacion nga Finlanda dhe Irlanda qëndron sot në Kosovë
Në Prishtinë sot do të qëndrojë një delegacion nga Finlanda dhe Irlanda.
Të dy delegacionet do të priten nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Delegacionet do të kryesohen nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministri i shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.
Takimet do të zhvillohet në objektin e Qeverisë me fillim nga ora 08:45.
“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pret në takim delegacione nga shteti i Finlandës dhe i Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj. Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne”, thuhet në njoftimin e qeverisë.