Një delegacion nga Kuvendi i Maqedonisë Veriore viziton më 8 korrik Kosovën
05 korrik 2019
| 15:11
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, do të jetë mikpritës i delegacionit të Komisionit homolog nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore, më 8 korrik, duke filluar nga ora 10:00.
Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore, do të kryesohet nga Fadil Zendeli, kryetar i Komisionit.
Temë e takimeve ndërmjet parlamentarëve të të dyja vendeve, do të jenë çështjet aktuale të të drejtave të njeriut, të barazisë gjinore, të drejtat e bashkësive nacionale, si dhe këmbimi i praktikave më të mira nga fushat e lartpërmendura.
/Epoka e re/