Një delegacion nga Sanxhakut vizitoi Gjilanin

27 maj 2019 | 16:11

Një delegacion nga Sanxhaku i kryesuar nga Sulajemna Uglanin, në të cilin ishin të përfshirë përfaqësues të forumit të gruas, atij të rinisë të Partisë së Aksionit Demokratik, por edhe nga Këshilli Nacional i Boshnjakëve të Saxhakut, themelues i së cilit është vet Uglanin, ishin mysafirë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në këtë takim, Haziri i ka njoftuar mysafirët nga Sanxhaku për të arriturat e Komunës së Gjilanit, regjionit dhe mbarë Kosovës, me theks të veçantë rolin e komunës që drejton në ngritjen e bashkëpunimit ndërkufitar me komunat e shteteve fqinje.

Ndërsa, kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Uglanin, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke e përgëzuar atë për të arriturat e Gjilanit dhe shtetit të Kosovës.

Uglanini e ka njoftuar Hazirin për gjendjen e vështirë në të cilën gjendet rajoni Sanxhakut të ndarë në mes Serbisë dhe Malit të Zi, dhe për iniciativën më të re që ka dalë nga Këshilli Nacional Boshnjak me të cilën kërkohet statusi special për Sanxhakun, i cili do të ketë kushtetutë, parlament, guvernator dhe gjyqësor.

Haziri dhe Uglanin janë dakorduar që në të ardhmen t’i kushtohet vëmendje më e madhe bashkëpunimit institucional të Kosovës me Sanxhakun.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbajtur të hënën një mbledhje…