Një deputet preket nga kornavirusi
27 mars 2020
| 18:00
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, reagoi pasi deputeti Adriatik Alimadhi njoftoi që ai kishte rezultuar pozitiv me koronavirus së bashku me bashkëshorten e tij.
Në postimin e tij në “Facebook”, Alimadhi shkruante se nuk kishte marrë shërbimin e duhur, ndërsa i bënte thirrje Ramës t’u thoshte të vërtetën shqiptarëve.
Rama i uroi shëndet Alimadhit, ndërsa shkruan se e mirëkupton për fjalët e tepërta. “I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët”, ka shkruar ai.