“Një deputet u ‘Peshkua'”, Pacolli: Kam folur me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes
Në kohë kur po publikohen bisedat e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me strukturat e Listës Serbe, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli të mërkurën ka kërkuar që të marrë vëmendje duke thënë se një ditë para se Vjosa Osmani të zgjidhjes presidente e shtetit, ka folur me MIlan Radojiçiqin në prezencën e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Ai thotë se në këtë bisedë telefonike u peshkua një deputet për votimin e saj dhe praktikisht ajo u arrit. Për këtë deklaratë të tij nuk kanë folur nga Presidenca e Kosovës derisa nga Qeveria e kanë mohuar.
“Unë kam pasur një telefonatë me zotëri Radojçiq, një ditë para zgjedhjes së Presidentes, këtë e din edhe Presidentja edhe kryeministri Albin Kurti, sepse telefonata është bërë në praninë e tyre. Është një telefonatë e tillë ka qenë sepse unë nuk mundem të gënjej, është shiku që të gjendet edhe një deputet dhe aty është peshku edhe një deputet praktikisht”, ka thënë Pacolli për Tëvë 1.
Pacolli pretendon që kjo është telefonatë është bërë me dijen Osmanit dhe Kurtit.
“Unë këtë telefonatë nuk e kam bo në mendjen time por ashtu siç ka ndodhë gjithmonë, sigurisht se po dhe asnjëherë nuk kom ikë prej momenteve kur duhet ti ndihmohet Kosovës, kur duhet ti ndihmohet konstruktivitetit, unë jam kthye atë ditë nga lartë jam kthye për t’ia dhënë votën zonjës Presidente a e kanë respektuar ata më vonë a jo këtë gjë është pune e tyre”, thotë ai.
Këto deklarime i ka hedhur poshtë Zyra e Kryeministrit.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu thotë se kjo deklaratë nuk është e vërtetë.
“Absolutisht e pavërtetë. Nuk ka asnjë rast në të cilin deputeti Pacolli të ketë komunikuar me Radoiçiqin në prani apo në dijeni të kryeministrit Kurti, aq më pak me kërkesë të tij”, tha ai.
Ndërkaqnga presidenca nuk e kanë komentuar këtë deklaratë të Pacollit.