NJË DËSHIRË E THIRRJE, NË VEND TË URIMIT NË NDËRRIMIN E MOTMOTEVE

31 dhjetor 2019 | 16:17

Veprimtari i çështjes kombëtare, Agush Buja në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, u ka bërë thirrje të dy akademive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë që të bëhen bashkë sa më shpejt në një konferencë a simpozium, dhe të dalin mbi veten si individ e institucione me udhëzime e qëndrime për rrjedhat politike, andej e këndej kufirit, për platformën e përbashkët që duhet të ndjekim në qëllimet tona si komb.

Postimi i plotë i Bujës në ‘Facebook’:

Për dy akademitë shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë, kuadro të përgaditura në Atdhe e gjithandej anëve të globit ku jetojnë e veprojnë.

Që të bëhen bashkë sa më shpejt në një konferencë a simpozium, dhe të dalin mbi veten si individ e institucione me udhëzime e qëndrime për rrjedhat politike, andej e këndej kufirit, për platformën e përbashkët që duhet të ndjekim në qëllimet tona si komb.

Pas shqyrtimit të gjendjes dezorganizative gjithandej, se nga duhet të ecim e si të ecim…orientimi ynë perëndimor mendoj nuk duhet të ketë kurrfarë alternative tjetër.

Kurrë nuk kemi qene më të «fortë», por fatkeqësisht edhe më të paorganizuar gjithandej.

Andaj bëhuni bashkë e vlerësoni veprimtaritë pozitive të dekadave të fundit dhe nxirrni udhëzime nga duhet të ecim (perendimi) në dekadat e ardhshme…

Keni në konsideratë mërgimtarët dhe kontributin e tyre, që nga Gjergj Kastrioti e deri më sot. Po të dihej dhe të dëshirohej si të afroheshin mërgata, Atdheu do të kishte fuqi të jashtzakonshme ndryshimi e zhvillimi e përparimi.

Merruni me ndikimin e feve, që ka tejkaluar dhe po vazhdon të thellojë format e veprimit me agresivitetin që po tregon. Fetë duhet të jenë në shërbim të zhvillimit dhe jo prapakthimit!

Duke patur parasysh sakrificën dhe vetmohimin e Tij me vepra, mbi 6 dekada, u kisha propozuar që ta shpallni ANËTARË NDERI (meqe u korritët me të sa ishte gjallle, mos vazhdoni të korriteni edhe tani)simbolin e organizimit, sakrificës e vetmohimit për KOMB E ATDHE,  NDERIN E KOMBIT BACË ADEM DEMAÇIN.

Urim më të mirë për shqiptarët nuk mendoj se mund të ketë, se sa po të bëheshit bashkë e të dilnit mbi politikën e çoroditur, e ti jepnit orientimet e duhura, jo veç për një vit të mbare, por për dekada me rradhë.

Jemi në shekullin e internetit – komunikimit shumë të shpejtë. Ju, nëse do të kishit vullnet dhe dëshirë, brenda dy jave mund të takoheshit në Tiranë a Prishtinë, apo Shkup e gjetiu, dhe të baskërenditni synimet, politikat e duhura për KOMB e ATDHE.

Ju lutem, veproni dhe  dilni mbi vehten dhe ndikimin e interesave të ngushta politike, se interesi i kombit e atdheut duhet të jete mbi te gjitha!

Me nderime,

Agush Buja,

Zvicër, 31 dhjetor 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stafi i ambasadës dhe ambasadori amerikan në Irak është raportuar…