Një diferencë moshe me bashkëshortin? Françeska Murati sqaron thashethemet pas daljes nga BBVA
Françeska Murati u eliminua të shtunën nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ajo ka qenë e ftuar në ‘Big Brother Radio’, për të folur rreth kohës që kaloi brenda dhe për thashethemet rreth saj.
Ndërkohë për lidhjen me Ergysin pati aludime të ndryshme, madje edhe për moshën.
“Ehh shumë vite. Që 15 vjeç. Mos të të them sa vite. Jemi moshatorë. Ergysi është tip privat dhe nuk ka shumë dëshirë të përflitet, por ka biznesin e tij dhe punon për vete. Nuk merret me ato gjërat që mendohet”, u shpreh ajo.
E njëjta nuk ka treguar më shumë rreth bashkëshortit pasi dëshiron t’ia respektojë këtë anë të tij.
Të njëjtit vlen të ceket se kanë bashkë një djalë.
Finalja e madhe e BBVA mbahet të shtunën dhe pesë banorë janë në garë për çmimin e madh: Romeo, Juli, Heidi, Egla dhe Meritoni.