Një diplomat i Ambasadës Britanike në Kosovë lëndohet rëndë gjatë ngjitjes në Malet e Sharrit
02 janar 2023
| 18:24
Një diplomat i Ambasadës Britanike në Kosovë, dyshohet se është lënduar rëndë në Malet e Sharrit.
Gjatë ngjitjes në bjeshkë, diplomati britanik ka rrëshqitur duke marrë lëndime trupore.
Siç raporton Telegrafi, lidhur me rastin është lajmëruar Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor, të cilët janë dukë intervenuar për shpëtimin e tij.
Ndërkaq, bëhet e ditur se diplimati britanik është transportuar me helikopter për në kampin Bondsteel, për tretman të duhur mjekësor.
“Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”.