Një ditë e bukur në New York
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka postuar një fotografi me dy kadetët e diplomuar në West Point, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku. Në këtë fotografi është edhe shqiptari i madh Xhim Xhema, i cili i shërbeu komunitetit shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë me gjithë qenien e tij.
Postimi i ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku
Gjatë këtyre viteve si Ambasadore e Kosovës në SHBA, një nga momentet më emocionuese për mua ka qenë diplomimi i Arelena Shalës dhe Ylli Dalladakut nga Akademia Ushtarake Amerikane, West Point.
Arelena dhe Ylli kanë lindur mes zjarrit të luftës në Kosovë. Në atë kohë, Xhim Xhema, shqiptari zemërmadh, po zhvillonte një betejë jo të lehtë në SHBA. Baca Xhim është boshti kurrizor i komunitetit tonë në SHBA. Ka ndryshuar mendjet dhe zemrat e udhëheqësve Amerikan në dobi të Kosovës, në një kohë kur emri ynë nuk mund të gjindej as në hartë.
Baca Xhim, veç tjerash, është tepër modest. Nuk pranon mirënjohje. Nuk don dekorata. Nuk ka agjendë të dytë, pos Kosovës.
Madje, baca Xhim nuk i don as fotografitë. Nuk shkon në ndeja e tubime. Por dje, në drekën e pregaditur me shumë dashuri nga familja e Kryetarit të Vatrës, z. Elmi Berisha, erdhi plot vullnet dhe kënaqësi. Madje, bëmë edhe fotografi.
Kosova e Arelenës dhe Yllit, është Kosova për të cilën kanë sakrifikuar gjenerata të tëra. Kurse ata sot janë Kosova për të cilën u dha gjak, djersë e sakrificë. Me ta, dhe të rinjët si ta, ne e nderojmë bacën Xhim, dhe secilin që dha çdo gjë për Kosovën.